Në fundjavë, temperaturat në vend do të shkojnë deri në 32 gradë celcuis.
Meterologu Hakil Osmani thotë se të dielën pritet shtim i vranësirave dhe mund të ketë edhe mot të paqëndrueshëm.
“Vendi ynë ditën e sotme, do të jetë nën mbizotërimin e qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen në pjesën e ddytë të ditës, të fokusuara kryesisht në zonat malore. Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera 10 gradë celsius, në Ersekë, Pukë, Peshkopi, ndërsa në orët e mesditës, presim maksimume të cilat do të jenë edhe në vlerën 31 gradë celcius. Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rritje të temperaturave të ajrit, që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 11 apo 12 gradë celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi edhe në vlerën 32 gradë celcuis, në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Tirana, Gjirokastra apo Shkodra, do të jenë në vlerat 31 gradë celcuis, ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 28-30 gradë celcuis.Zonat malore do t’i kenë temperaturat e ajrit mbi 24 gradë celcuis. Përsa i përket kushteve atmosferike, mbetemi deri në orët e pasdites, në dominimin e intervaleve të gjata me diell, kalime të lehta të vranësirave, por parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, kryesisht gjatë mbrëmjes. Kjo do të sjellë që në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, zona veri perëndimore të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ,me rrebeshe shiu”, theksoi ai./abcnews.al