Moti i fundjavës duket se do të jetë i favorshëm për të realizuar plane tuaja. Meterologu Hakil Osmani thekson se moti do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, përveç ditës së dielë ku do të kemi prezencë të shtuar të vranësirave por pa praninë e reshjeve. Ndër të tjera ai thekson se temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të ndjeshme si në orët e para të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Sipas metere ologut pritet që vlerat maksimale gjatë fundjavës të shkojnë deri në 28 gradë.“Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe motit të mirë he vranësira të pakta pritet që të jenë dominante në zonat malore. Përsa i përket fundjavës parashikohet që të kemi interval kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme më të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës së shtunë dhe të dielën do të jenë më të shpeshta. Përsa i përket temperaturave pritet që ditën e sotme vlerat të jenë deri në 25 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave ku gjatë mëngjesit në zonat malore të jetë 4-5 gradë ndërsa maksimumi pritet që të ngjitet deri në 27 apo 28 gradë”, ka thënë ai. Ndërkohë sa i përket vendeve të rajonit si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet që dhe atje situate të jetë kryesisht me praninë e kthjellimeve dhe herë pas here dhe vranësira që mund të sjellin reshje të izoluara. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje në Kosovë në 20 gradë ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia në 21 gradë. /abcnews.al
Temperatura deri në 28 gradë, moti për këtë fundjavë në Shqipëri
RELATED ARTICLES