Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITeknologji të reja në bujqësi për rritjen e prodhimit

Teknologji të reja në bujqësi për rritjen e prodhimit

Përdorimi i teknologjive të reja në bujqësi u vjen në ndihmë fermerëve për rritjen e produktivitetit. Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll, Ylver Bylykbashi në një intervistë për mediet, bëri të ditur se në përdorimin e teknologjive për spërkatjen me pesticide, interes më të lartë kanë treguar fermerët potencialë ndërsa shpjegon funksionin e tyre. “Kjo konsiston në marrjen e të dhënave satelitore përsa i përket mungesës së elementëve ushqyese apo tepricës dhe mbi bazën e tyre bëjmë korrigjimin e nevojave të pjesë të ndryshme të pemëtores. Nëpërmjet sektorit të ujitjes përcaktojmë kohën më të mirë për të ujitur. Po ashtu na ka ndihmuar edhe për plehrat që janë më të domosdoshme për zhvillimin e bimëve”, u shpreh Bylykbashi. Bylykbashi thotë se me përfshirjen e teknologjisë së re, është lehtësuar puna në bujqësi, jo vetëm për identifikimin e agjentëve atmosferikë që sjellin dëme në këtë sektor, siç mund të jetë shfaqja e sëmundjeve si pasojë e lagështisë, por edhe mësohet mbi kohën e duhur se kur duhet kryer një shërbim i caktuar për të minimizuar përdorimin e pesticideve por edhe për të pasur rendiment më të lartë prodhimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments