Dy ndërhyrje delikate në zemër janë realizuar për herë të parë me një teknikë krejt të re, të kryer me sukses nga ekipi i Qendrës së Hemodinamikës në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi mjekët dr. Agron Meshi, dr. Seldin Meço, dr. Meriton Siqeca, si dhe infermierët Miranda Saveta dhe Eduart Kule që realizuan ndërhyrjet, Dr. Agron Meshi theksoi se kjo lloj ndërhyrjeje, me këtë teknikë të re, realizohet për herë të parë në Shqipëri. Sipas tij, kjo teknikë u vjen në ndihmë një grupi pacientësh të cilët kanë nevojë për të bërë bajpas, por për shkak të komplikacioneve të tjera nuk mund të kryenin këtë procedurë.https://ata.gov.al/2022/08/24/teknike-e-re-per-nderhyrjet-ne-zemer-ne-spitalin-shefqet-ndroqi/
Teknikë e re për ndërhyrjet në zemër në spitalin “Shefqet Ndroqi”
RELATED ARTICLES