Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETeherani është në ‘anën e gabuar të historisë’

Teherani është në ‘anën e gabuar të historisë’

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka kritikuar ashpër udhëheqjen iraniane në mes të shtypjes së dhunshme të protestave nga Teherani pas vdekjes së një gruaje në paraburgim për mosrespektim të kodit islamik të veshjes. “Kushdo që rreh gra dhe vajza në rrugë, rrëmben njerëz që nuk duan asgjë më shumë se të jetojnë të lirë, i arreston në mënyrë arbitrare, i dënon me vdekje, është në anën e gabuar të historisë”, tha Baerbock për gazetën Bild am Sonntag. Baerbock theksoi se ”Bashkimi Evropian do të vendosë ndalime të hyrjes për ata që janë përgjegjës për shtypjen e protestave dhe ngrirjen e aseteve të tyre në bllok”. Irani u përfshi në protesta për javë të tëra pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia morale në Teheran për shkelje të rregullave të rrepta të vendit për veshjet e grave. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e Amini. Ndërsa kritikët besojnë se faji është brutaliteti i policisë, autoritetet këmbëngulin se ajo vdiq nga dështimi i zemrës.http://ata.gov.al/2022/10/09/fokus-baerbock-teherani-eshte-ne-anen-e-gabuar-te-historise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments