Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETEHERAN – Nuk do të lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje

TEHERAN – Nuk do të lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje

Pas sulmit vdekjeprurës nga milicitë pro-iraniane ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani, Irani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pasojat e një sulmi të mundshëm hakmarrës kundër Republikës Islamike. “Ne nuk do të lëmë asnjë kërcënim pa përgjigje”, tha komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Hossein Salami. “Irani nuk dëshiron luftë, por nuk ka frikë prej saj”, shtoi ai. Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron nga milicitë pro-iraniane në Jordani në kufirin me Sirinë. Presidenti amerikan, Joe Biden fajësoi grupet militante radikale të mbështetura nga Irani për sulmin dhe kërcënoi se do të hakmerrej. Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulm. Situata e sigurisë në të gjithë rajonin është e tensionuar për shkak të luftës në Gaza. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar vazhdimisht se kanë frikë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet në një luftë rajonale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments