Në këtë aktivitet, të pranishme ishin edhe dy zëvendësministret e Arsimit, Orjana Osmani dhe Herida Duro, si edhe përfaqësues nga Ambasada britanike në Tiranë, nga British Council Albania, fondacioni “Vodafone Albania”, mësues dhe nxënës të shkollave të ndryshme në Tiranë. Fokusi i programit “Tech4Edu” është prezantimi i arsimit digjital përmes fuqizimit të kapaciteteve dhe praktikave britanike më të avancuara në mësimdhënien digjitale., CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, e vlerësoi këtë nismë që do të çojë në ndërtimin e një platforme digjitale ku të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë, por edhe mësuesit do të kenë akses në format e reja të mësimdhënies, përmes Inteligjencës Artificiale dhe jo vetëm.Edhe përfaqësuesja e British Council në vendin tonë, e cilësoi këtë memorandum mirëkuptimi si një shenjë arritje në drejtim të arsimit dhe mësimdhënies digjitale, në një kohë kur digjitalizimi dhe Inteligjenca Artificiale janë përfshirë në çdo sektor.