Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETeatri Muzikor në Tetovë

Teatri Muzikor në Tetovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Kulturës ka shqyrtuar dhe miratuar themelimin e institucionit të ri kombëtar, Teatrin Muzikor në Tetovë. Veprimtaria kryesore e këtij institucioni do të jetë interpretimi, promovimi dhe afirmimi i muzikës klasike, xhaz, vokale dhe vokalo-instrumentale shqiptare dhe objektivat e programit do të kenë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Me këtë rast, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri e ka cilësuar këtë vendim si ”lajm të vitit për kulturën shqiptare”. ”Lajm i vitit për kulturën shqiptare! Qeveria e RMV, miratoi informacionin për krijimin e Teatrit Muzikor! Institucion ky që rrumbullakon institucionalizimin e kulturës shqiptare në RMV, falënderim i veçantë për zëvendëskryeministrin, Artan Grubi për kontributin kryesor në këtë proces, falënderues ndaj të gjithë atyre që ndihmuan për krijimin e këtij institucioni, ministren e Kulturës Bisera Kostadinova – Stojçevska për angazhimin e saj në këtë proces shumë domethënës për kulturën në RMV”, shkruan Aziri në postimin në Facebook. Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se ”ky vendim është vazhdimësi e synimeve për të ngritur sa më lart vlerat kulturore”. ”Vazhdojmë të institucionalizojmë vlerat. Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Teatrit Muzikor në Tetovë, një tjetër institucion i kulturës pas Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullorе Shqiptare, që do të kontribuojë në kultivimin dhe promovimin e vlerave autentike të kulturës shqiptare në vend”, theksoi Grubi.https://ata.gov.al/2022/12/15/aziri-teatri-muzikor-ne-tetove-lajm-i-vitit-per-kulturen-shqiptare-ne-mv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ