Teatri “Migjeni” prezantohet me “Hekubën”

0
5

Këtë verë prezantohet për herë të parë Festivali Ndërballkanik i Dramës Antike, themeluar nga Qarku i Atikës, i cili tashmë do të kthehet në një traditë të përvitshme. Qëllimi kryesor i këtij festivali është të nxjerrë në pah traditën e madhe teatrore dhe krijimtarinë bashkëkohore të vendeve të Ballkanit mbi dramën antike. Në kuadër të këtij festivali katërditor, në datën 6 korrik, në teatrin “Katina Paxinou” në Athinë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri “Migjeni”, me tragjedinë “Hekuba” të Euripidit (Εκάβη’’ του Ευριπίδη), me regji të regjisorit të suksesshëm shqiptar Enke Fezollari, përkthyer në shqip nga Eleana Zhiaku. Rolin e Hekubës në shfaqje e interpreton Rita Gjeka Kacarosi. Në këtë shfaqje marrin pjesë aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, e cila jeton dhe punon në Greqi, si edhe aktori e njëkohësisht drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karaga. Intepretojnë gjithashtu aktorët Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Fritz Selmani, Rajmonda Marku, Merita Smaja, Nikolin Ferketa dhe Aleksandër Prenga. “Hekuba” e Euripidit është një përrallë mizore e hakmarrjes së tmerrshme që ish-mbretëresha e Trojës i bëri mbretit trak Polimestor, i cili theri djalin e saj Polidorin, me qëllimin e vetëm të përfitimit. Është gjithashtu një demaskim i fuqisë së akeanëve, të cilët ishin bashkëpunëtorë në të gjitha llojet e krimeve, kur panë një përfitim për veten e tyre. Mbi këtë lloj teleturgjie ballkanike autentike, Enke Fezollari dhe grupi i tij ftojnë në një shfaqje multikulturore, përmes këndvështrimit të tyre njerëzor, zakoneve e karakteristikave të tyre, me shtysë traditën e veriut të Shqipërisë. atsh