Sunday, April 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETeatri Eksperimental sjell shfaqjen “Nëna”

Teatri Eksperimental sjell shfaqjen “Nëna”

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka vënë në skenë dramën e Florian Zeller, “Nëna”, me regjinë e të mirënjohurit Mehmet Xhelili. Shfaqja interpretohet nga Ema Andrea, Helidon Fino, Xhuliano Brisku e Enisa Hysa. Shfaqja “Nëna”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një farsë e zezë, ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj. Në qendër të shfaqjes qëndron drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë viktima të saj. Dashuria amtare për të birin, largimi i të cilit nga shtëpia, përjetohet si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj situate i shtohet paralelisht një martesë e cila për këto arsye e të tjera është duke pësuar dekadencën e saj. Mesazhet e fuqishme të veprës, artikulojnë jo përgjigjen, por pyetjen ekzistenciale që nëna klith në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu?! Shfaqja do të vijojë të shfaqet në ArTurbina për 4 net rresht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ