Numri i përditësuar i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të stuhisë Babet, që goditi Skocinë dhe brigjet e Irlandës së Veriut ditët e fundit me shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe erëra me shpejtësi deri në rreth 150 kilometra në orë, rritet në shtatë. Sipas mediave viktima e fundit e identifikuar është 56-vjeçari John Gillan. Trupi i tij u gjet brenda një furgoni mbi të cilin kishte rënë një pemë në Aberdeenshire, në lindje të Skocisë. Në aksidente të ngjashme kanë humbur jetën edhe viktima të tjera. Mijëra shtëpi u përmbytën në mbarë Mbretërinë dhe disa qindra njerëz u evakuuan. Më pas stuhia vazhdoi, duke shkaktuar shkatërrime në vende të tjera të Evropës veriore, por në Britaninë e Madhe vazhdon alarmi për përmbytjet e mundshme për shkak të fryrjes së rrugëve ujore pas shiut të rrëmbyeshëm. Zonat më të rrezikuara janë qarqet angleze Derbyshire dhe Nottinghamshire me më shumë se 100 alarme të raportuara, ndërsa sipas autoriteteve të Mbretërisë do të duhen disa ditë për t’u rikthyer në normalitet.
Të paktën shtatë viktima prej uraganit Babet
RELATED ARTICLES