Dhjetëra tornado shpërthyen në rajonin Midwest të SHBA-së dhe rrafshuan lagje të tëra, veçanërisht brenda dhe përreth qytetit të Omahas në shtetin e Nebraskës. “Shtëpi të shumta në qarkun perëndimorë Daglas, jashtë Omahas, u dëmtuan nga një tornado dje pasdite”, tha policia e Omahas në një deklaratë. Fotot dhe videot treguan ndërtesa të shndërruara në rrënoja. Ndërkohë që ka pasur të plagosur, autoritetet nuk kanë raportuar viktima deri më tani. Mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhive. “Në qarkun Lankaster, në jug-perëndim të Omahas, rreth 70 persona u shpëtuan nga një ndërtesë industriale që ishte shembur nga stuhia”, sipas raporteve të mediave. Një tornado tjetër thuhet se përfshiu lumin Misuri në shtetin fqinj të Iowas në lindje të Nebraskës, ku shkaktoi dëme të rënda në komunitetin e vogël të Mindenit, ndër të tjera. “Të paktën 60 tornado dhe ciklone janë raportuar dje në pesë shtete të ndryshme të SHBA-së”, sipas CNN. Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashijuar një mot të përkeqësuar sot në mbrëmje, duke përfshirë, breshër, erëra të dëmshme dhe një tornado të fortë. Ndërsa tornadot janë të zakonshme në disa pjesë të SHBA-së, ekspertët thonë se rritja e fatkeqësive natyrore, duke përfshirë stuhitë, përmbytjet dhe zjarret në pyje, vijnë gjithashtu për shkak të ndryshimeve klimatike.
Të paktën 60 tornado dhe ciklone godasin pesë shtete
RELATED ARTICLES