Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në Afrikën e Jugut po rriten thirrjet për familjen mbretërore të Britanisë që të kthejë diamantin më të madh të njohur në botë. I njohur si Ylli i Madh i Afrikës ose Cullinan I, diamanti është prerë nga një gur i çmuar më i madh që u minua në Afrikën e Jugut në 1905 dhe iu dorëzua familjes mbretërore britanike nga autoritetet koloniale të Afrikës së Jugut. Aktualisht është montuar në një skeptër mbretëror që i përket Mbretëreshës. Kërkesat për kthimin e Yllit të Madh të Afrikës dhe diamanteve të tjera, së bashku me thirrjet për riatdhesim janë intensifikuar që nga vdekja e Mbretëreshës. Shumë afrikano-jugorë e shohin blerjen e xhevahireve nga Britania si të paligjshme. “Diamanti Cullinan duhet të kthehet në Afrikën e Jugut me efekt të menjëhershëm. Mineralet e vendit tonë dhe vendeve të tjera vazhdojnë të përfitojnë Britaninë në kurriz të popullit tonë”, tha aktivisti Thanduxolo Sabelo. Më shumë se 6,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Ylli i Madh i Afrikës të kthehet dhe të shfaqet në një muze të Afrikës së Jugut.https://lajme.rtsh.al/artikull/vdekja-e-elizabeth-ii-afrika-e-jugut-thirrje-britanise-te-ktheje-diamantin-e-yllit-te-madh-500-karatesh
Të kthejë diamantin e Yllit të Madh 500 karatësh
RELATED ARTICLES