Thursday, October 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATë dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit ndodh fenomeni i ndryshimit të orës. Të dielën (30 tetor) akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas duke ju mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë. Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Në celularët smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian.https://lajme.rtsh.al/artikull/te-dielen-ndryshon-ora-akrepat-kthehen-60-minuta-pas-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments