Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALETë ardhurat nga TVSH, 117 miliardë lekë

Të ardhurat nga TVSH, 117 miliardë lekë

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për periudhën janar-korrik llogariten 117 miliardë lekë, me një rritje prej 17 %, në krahasim me një vit më parë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj foli një ditë më parë për një ecuri të mirë në mbledhjen e kësaj takse. “Nëse hiqet efekti i rritjes së çmimeve në rritjen e TVSH, pra nga 17 % do të heqim 5.3 % që është mesatarisht rritja e çmimeve, shohim që kemi një ecuri shumë të mirë dhe të zërit të TVSH-së, i cili ka qenë një nga zërat më problematikë në vitet e mëparshme”, theksoi ministrja. Rritja e të ardhurave nga TVSH flet për një rritje të qarkullimit të mallrave. Qarkullimi total për 7-mujorin u rrit me 22 %, sipas të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërkohë që në muajin korrik ai është rritur me 31 % në krahasim me muajin korrik të një viti më parë. Rritjen më të lartë për periudhën 7 mujore e ka pasur sektori i tregtisë, por të gjithë sektorët e tjerë kanë pasur rritje të qarkullimit. Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 86.1 miliardë lekë, 17.8 miliardë lekë ose 26 % më shumë se një vit më parë, si dhe 6.5 miliardë ose 8.1% më shumë se plani për 7-mujorin 2022. Tatimit mbi Vlerën e Shtuar i nënshtrohen të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm, si dhe të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.https://ata.gov.al/2022/08/23/te-ardhurat-nga-tvsh-117-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments