Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 9.1 miliardë lekë. Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë: të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale. Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 4 muajve të vitit 2023 llogariten 6.9 miliardë lekë, nga 9.3 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 4-mujorit të 2022-shit. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 2.2 miliardë lekë, i njëti nivel me atë të 4-mujorit të 2022-shit. Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 20 milionë lekë në buxhet, nga 31 milionë lekë që u mblodhën në 2022-shin. Ndërkohë, qeveria planifikon që gjatë vitit 2023 të ardhurat nga pushteti vendor të arrijnë në 29.1 miliardë lekë.