Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-shtator 2024 rezultojnë rreth 118 miliardë lekë.
Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, nga fondet speciale janë mbledhur rreth 12.3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023, ky tregues rezultoi me rritje 11.6% për periudhën janar- shtator 2024 si dhe realizim 100.5% të planit për 9 -mujorin e këtij viti.
Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.