Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti arritën 33,6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,6 miliardë lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Sipas DPD-së, miradministrimi dhe digjitalizimi i shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akcizës janë faktorët kryesorë që kanë sjellë një rritje me 5,2% të të ardhurave nga doganat.

Referuar të dhënave të ardhurat nga mallrat e akcizës kontribuan në total me 912 milionë lekë më shumë se dymujori i vitit 2024.

Sa i përket tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH në import), krahasuar me dymujorin 2024 janë mbledhur rreth 809 milionë lekë më shumë.