Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat nga doganat, 17 miliardë lekë gjatë shkurtit

Të ardhurat nga doganat, 17 miliardë lekë gjatë shkurtit

Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore përgjatë muajit shkurt të vitit 2024, llogariten 17 miliardë lekë. Referuar statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, kjo është shifra më e lartë e realizuar në historinë e doganave të muajit shkurt. Të ardhurat e mbledhura përgjatë këtij muaji tejkalojnë me 7.6 % ose 1.2 miliardë lekë të ardhurat e mbledhura gjatë shkurtit të vitit 2023, kur u mblodhën 15.78 miliardë lekë. Krahasuar me muajin janar të këtij viti, gjatë muajit shkurt u mblodhën rreth 2 miliardë lekë më tepër. Produktet e akcizës, në mënyrë të veçantë karburanti kanë dhënë efekt pozitiv në të ardhura duke konfirmuar rritjen e konsumit dhe qëndrueshmërinë e kërkesës së brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments