Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 12 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 82 milionë lekë. Ndërsa për 3-mujorin e vitit 2022 u rimbursuan rreth 11.3 miliardë lekë. Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve. Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë.
Të ardhurat nga akciza, 12 miliardë lekë
RELATED ARTICLES