Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMITë ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet rritje me 16.3 %

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet rritje me 16.3 %

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) shënuan rritje përgjatë 4 muajve të parë të vitit. Sipas treguesve fiskalë paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, këto të ardhura u realizuan në masën 51.2 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se 4 mujori 2023. Të ardhurat kishin realizim 103.3 % të planit për 4 mujorin 2024. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi gjatë diskutimeve në Kuvend, se ende ka paga të nëndeklaruara dhe se shteti paguan rreth 480 milionë euro në vit për të mbuluar diferencën e skemës dhe për të paguar për shtresat në nevojë. “Vetëm për vitin 2023 kemi patur 8.6 % indeksim të pensioneve, me një kosto prej 120 milionë eurosh në buxhet për 2024. Në vitin 2022 patëm dy herë indeksime, 3.3 % dhe 6 %. Janë 480 milionë euro në vit që shteti paguan për të mbuluar diferencën në skemën e pensioneve si dhe financimin e skemave të tjera mbështetëse që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së shtresave në nevojë“, tha ministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ