Të ardhurat doganore ku përfshihen të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, u realizuan në vlerën 223.1 miliardë lekë, 30.2 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 411 milionë lekë ose 0.2 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2022. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 156.9 miliardë lekë, 25.6 miliardë lekë ose 19.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.4 miliardë ose 0.9% më shumë se plani për 12 mujorin 2022. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 53.6 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se viti 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 2.6% më pak se plani i akcizës për 12 mujorin 2022. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 4.2 miliardë lekë, 1.8 miliardë ose 71.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 93.3% kundrejt planit për 12 mujorin 2022. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 8.4 miliardë lekë, 990 milionë lekë ose 13.3 % më shumë se 12 mujori 2021, si dhe realizim në masën 99.4 % kundrejt planit. atsh