Të paktën 11 persona vdiqën dhe të paktën 35 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin malor Racha të Gjeorgjisë veriperëndimore. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e Tbilisit. Nga të vdekurit e konfirmuar, dy janë nxjerrë nga balta në mbrëmje, katër të tjerët mëngjesin e sotëm. Sipas ministrisë së Brendshme, gjithsej 210 persona janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë që nga fillimi i operacioneve. Është evakuuar edhe resorti luksoz ‘Sunset Shovi’ ku deri dje pasdite qëndronte familja e kryebashkiakut të Tbilisi dhe ish-lojtarit të AC Milan Kakhaber Kaladze.
TBILISI-35 të zhdukur nga rëshqitjet e dheut
RELATED ARTICLES