Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde. “The Tortured Poets Department” është bërë albumi më i shkarkuar në një ditë të vetme, njoftoi sot “Spotify”, një shërbim muzikor dixhital që mundëson aksesin në miliona këngë. Me “The Tortured Poets Department”ose i quajtur ndryshe Ttpd, të publikuar në mesnatë, ylli i popit është bërë artistja më e dëgjuar në një ditë të vetme, në historinë e platformës së transmetimit muzikor.
Ttpd është albumi i parë që shkarkohet mbi 200 milionë herë në një ditë të vetme. Taylor Swift, ka thyer rekordin me tre albumet më të shkarkuara në një ditë të vetme: përveç Ttpd, perfshihen edhe “Midnights” dhe 1989 (versioni i Taylor)