Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALETatimet: Deklarata e TVSH-së, librat e shitblerjes kryhen në e-filing

Tatimet: Deklarata e TVSH-së, librat e shitblerjes kryhen në e-filing

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) informoi të gjithë tatimpaguesit, subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së dhe librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing. Në një njoftim të saj DPT-ja theksoi se, “regjistrimet e librave të shitjes dhe blerjes do të vijojnë të dorëzohen manualisht, duke patur mundësinë e verifikimit, në to, të të dhënave të faturave të fiskalizuara si dhe saktësimin e pasaktësive”. Sipas DPT-së, dorëzimi i deklaratës së TVSH-së do të vijojë të kryhet nëpërmjet e-filing, duke plotësuar manualisht rubrikat përkatëse, sipas llojit të transaksioneve. Faturat e lëshuara dhe të fiskalizuara nëpërmjet platformës qendrore të faturave do të jenë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor. Sipas parashikimeve ligjore, plotësimi i saktë dhe korrekt i librave të shitjes dhe blerjes dhe deklarimi i TVSH-së në kohë është përgjegjësi e tatimpaguesit.https://ata.gov.al/2022/07/28/tatimet-deklarata-e-tvsh-se-librat-e-shitblerjes-kryhen-ne-e-filing/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments