Kryeministri Edi Rama komunikoi sot vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Në një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm në Përmet, Rama tha se tatimi do të vendoset në dialog me ta, duke ndjekur direktivën europiane. “Prodhuesit e energjisë që e prodhojnë dhe e shesin nuk është se i kemi të panumërt, kemi disa dhe kanë fitime marramendëse që vijnë nga fati, sepse nuk kanë bërë asnjë gjë për të pasur shumëfishin e fitimeve. Ndaj duhet të paguajnë tatim shumë më të lartë, tatim të jashtëzakonshëm i një kohe te jashtëzakonshme”, tha Rama. “Nuk është e mundur që një grup njerëzish, edhe pse kemi gjithë respektin për ta, kompani të mëdha që kanë investuar për strukturat e prodhimit të energjisë të nxjerrin fitime marramendëse ndërsa ne këtu diskutojmë se nuk i rrisim dot këto 3 muaj aq sa duhet pagat e zjarrfikësve. Llogaria na pengoi ta bënim që tani, i rritëm me 7%, ndërsa ata janë njerëz që hidhen në zjarr realisht. Prandaj taksa që ne duam të vendosim është një taksë për të rritur të ardhurat, jo në mënyrë abstrakte, por për t’i kaluar nga prodhuesit te njerëzit direkt”, shtoi Rama.https://ata.gov.al/2022/10/18/rama-tatim-i-jashtezakonshem-per-prodhuesit-e-energjise-te-ardhurat-kalojne-te-qytetaret/
Tatim i jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë
RELATED ARTICLES