Taskforca për të luftuar lidhjet e paligjshme të energjisë do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, se Taskforca u rikthye për shkak të krizës së thellë energjetike, për të cilën ajo tha se edhe për muajt e ardhshëm parashikimet nuk janë optimiste. “Në kushtet e një krize të thellë energjetike që nuk pritet të ketë përmirësim në muajt e ardhshëm, është shumë e rëndësishme të kemi eficiencë për çdo kilovat të shpenzuar. Kjo nis duke u kujdesur për lidhjet e paligjshme”, tha Balluku. Sipas zv/kryeministres Balluku, falë luftës së vazhdueshme për eliminimin e lidhjeve të paligjshme, sot humbjet në rrjet kanë zbritur në 20 %, nga mbi 40 % në 2013. “Nga mbi 40 % që llogariteshin humbjet në rrjet në 2013, sot humbjet kanë zbritur në 20 % dhe synimi ynë është që përmes investimeve ti çojmë deri në 16 %. Ka edhe zona që janë nën këtë nivel, si Kombinati, që llogaritet me nivel humbjesh në rrjet prej 4 %, për shkak edhe të investimeve në këtë zonë. Synimi ynë është të vijmë në parametrat europiane”, tha ajo. Sipas Ballukut, “kur ne luftojmë të mos kemi kufizime, dikë që vjedh nuk do të ishte rasti për ta lejuar”. Zëvendëskryeministrja theksoi se kontrolli do të nis nga institucionet shtetërore. “Taskforca do të nis kontrollin nga institucionet shtetërore. Ne e kemi nisur nga vetja, kemi vënë detyra për institucionet. Do të caktohet administrator i energjisë në çdo institucion. Duam të ulim me 15 % konsumin e çdo institucione shtetëror krahasuar me një vit më parë“, tha ajo. Kjo, sipas Ballukut, do të ulte me 5 % konsumin në rang vendi dhe 1 % konsum në rang vendi, është i barabartë me 28 milionë euro.http://ata.gov.al/2022/09/16/balluku-taskforca-per-lidhjet-e-paligjshme-te-energjise-ne-gjithe-vendin/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on