Sunday, April 13, 2025
HomeSOCIALETaskforca për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura

Taskforca për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka hapur thirrjen për punësime pranë taskforcës së ngritur për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujërat larës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se janë hapur aplikimet dhe se AKUK garanton një proces transparent. “Bashkohu me ekipin e taskforcës për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujërat larës. Aplikimet janë hapur. AKUK garanton një proces të drejt dhe transparent”, u shpreh ajo.

Në fillim të këtij muaji është ngritur taskforca e dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar. Kjo taskforcë ngrihet për të mbrojtur e përmirësuar cilësinë e ujërave në plazhet buzë detit, liqeneve apo lumenjve, në prag të nisjes së sezonit turistik 2024. Subjektet e industrisë turistike kanë detyrimin të pajisen me impiantet e duhura, për të pasur zero ndotje në ujërat larës. Subjektet kanë 90 ditë kohë për të vendosur impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura.

Pas 90 ditësh taskforcës i lind e drejta e vendosjes së masës së parë administrative dhe i jep afat subjektit 60 ditë për të plotësuar detyrimet. Nëse edhe pas këtij afati nuk ka marrë masat e duhura, taskforca merr masa të tjera të përcaktuara që shkojnë deri në mbylljen e aktivitetit. 83 % e territorit të zonave urbane është i mbuluar me kanalizime, ndërkohë që zonat rurale janë diku tek 18 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ