Tasi, intelektuali dhe ministri i persekutuar nga regjimi komunist

0
2

Tasi, lindi më 1891 në Leusë të Përmetit. Arsimin e mori në vendlindje dhe e përfundoi në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pranë diasporës shqiptare, ai bashkëpunoi me Fan Nolin dhe Faik Konicën në federatën “Vatra”. Emri i tij lidhet dhe me gazetën “Dielli”. Kthehet në Shqipëri më 1929. Për disa vite organizon bibliotekën e Oborrit Mbretëror. Më 1932 caktohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe do t’a drejtonte këtë institucion deri në vitin 1941. Për një kohë të shkurtër do të kthehej në Përmet. Zgjidhet deputet në Kuvendin Kombëtar në vitin 1943 dhe caktohet drejtues i gazetës “Bashkimit i Kombit”. Më 1944 caktohet Ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Në dhjetor 1944 arrestohet nga partizanët. Do të dënohej me 20 vjet heqje lirie nga i famëkeqi Gjyqi Special. Dënimin e vuajti në kampin e Maliqit, Vloçishtit, Bedenit, si dhe në burgun e Burrelit. Teksa vuante nga një gjendje e rëndë shëndetesore, atij iu refuzua çdo lutje me shkrim drejtuar autoriteteve. Ndërron jetë më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.