Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITargimi,regjistrimi i mjeteve bujqësore

Targimi,regjistrimi i mjeteve bujqësore

Nis nga Dibra targimi dhe regjistrimi i mjeteve bujqësore. I gjithë procesi është bazuar mbi vetë deklarimin e fermerëve, dhe deri më tani janë afro 250 mjete, të cilat tashmë janë targuar dhe regjistruar. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, pas vetëdeklarimit, kryhet konfirmimi nga ana e Administratës Doganore. “Bëhet vetëdeklarimi, pastaj bëhet konfirmimi me doganën. Një praktikë për të cilën duhet të falënderojmë edhe drejtorinë e Doganave që na mirëkuptoi dhe na mbështeti pastaj çdo gjë “one stop shop””, tha Gonxhja. Qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregat, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara, vetëdeklarim e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kostot drejt rajonales së shërbimeve të transportit rrugor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments