Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVATargat nuk janë më të rëndësishme sesa marrëveshja finale

Targat nuk janë më të rëndësishme sesa marrëveshja finale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se Kosova ndodhet përballë një situate të pashembullt në pjesën e veriore, pas largimit të komunitetit serb nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Krasniqi, i cili ndodhet këto ditë në Uashington për takime me zyrtarë amerikanë, thotë se të gjithë ata që përcjellin zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, presin përqendrimin në arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Krasniqi tha se është pak vështirë t’ua shpjegosh partnerëve në Uashington se sot rrezikohet një eskalim i situatës mbi çështjen e targave dhe se kjo e fundit po bëhet më e rëndësishme sesa marrëveshja finale. Ai theksoi nevojën për koordinim me Shtetet e Bashkuara duke shtuar se gjatë gjithë viteve, jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohërat më të vështira të historisë së vendit, deri tek pavarësia e shtetndërtimi, të gjitha kanë qenë procese që kanë ndodhur vetëm falë koordinimit dhe përafrim të qëndrimeve me Uashingtonin. Krasniqi shprehet se ky është vendim legjitim i qeverisë së Kosovës, askush nuk e konteston këtë, as partnerët amerikanë dhe as ata në Evropë. Por, shtoi ai, kërkesa aktuale e mbështetësve kryesorë të Kosovës është që të ketë një shtyrja disa mujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut. “Andaj vërtetë është problematike që t’ua shpjegojmë që targat e veturave janë më të rëndësishme sesa çështja e marrëveshjes finale. Unë besoj se gjatë gjithë viteve, jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohërat më të vështira të historisë sonë kombëtare, gjatë luftës në Kosovë, edhe projekti i çlirimit të Kosovës, edhe ai i pavarësimit dhe shtetndërtimi i Kosovës ka ndodhur vetëm kur kemi pasur koordinim dhe përafrim të qëndrimeve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj çdo sukses i arritur i Kosovës dhe i populli tonë ka qenë i lidhur me mbështetjen amerikane dhe konsideroj që kjo duhet të jetë prioritet edhe në këtë kohë sfiduese”, deklaroi Krasniqi.https://ata.gov.al/2022/11/18/krasniqi-targat-nuk-jane-me-te-rendesishme-sesa-marreveshja-finale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments