Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATaksi fluturuese në Brazil

Taksi fluturuese në Brazil

Prodhuesi Brazilian i avionëve “Embraer” ka bërë të ditur se do të ndërtojë një fabrikë në afëri të San Paolos për të ndërtuar taksi fluturuese, të cilat shpreson t’i nxjerrë në qarkullim duke nisur nga viti 2026. Taksitë do t’i ngjajnë një helikopteri të vogël ku mund të rrinë deri në gjashtë persona. Tarifa që do të duhet të paguhet për të udhëtuar me taksi të tilla do të variojë nga 50 deri në 100 dollarë për person. Taksitë do të ndërtohen nga filiali Eve Embraer, që ka bërë të ditur se që tani ka marrë rrëth 3 mijë porosi për taksi fluturuese. Mjetet do të jenë elektrike, çka do të thotë se nuk do të lëshojnë gazra të dëmshme në ajër. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments