Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETakimi i Kadaresë me Ramiz Alinë

Takimi i Kadaresë me Ramiz Alinë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot një ngjarje të 3 shkurtit të vitit 1990, kur shkrimtari Ismail Kadare zhvilloi një takim me Ramiz Alinë, atëherë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90. Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë. DPA sjell letrën që shkrimtari i mirënjohur i drejton kreut të shtetit, Ramiz Alisë, disa muaj pas takimit mes tyre. Mes të tjerash, Kadareja shkruan: “Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna, lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e Stalinit, lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto, kanë qenë disa nga kërkesat që jua kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti. Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve, ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments