Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale mori pjesë në mbledhjen e 14-të të Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Takimi u bashkëdrejtua nga Adea Pirdeni, zëvendësministre e Drejtësisë dhe Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë së BE. Zyra e Komisionerit raportoi mbi çështjet që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave me acquis të BE; efikasitetin dhe pavarësinë e institucionit të Komisionerit, aksesin dhe sigurinë e të dhënave të ruajtura në bazat e të dhënave shtetërore. Gjatë këtij takimi, ekspertët e BE vlerësuan pozitivisht veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit në ushtrimin dhe përmbushjen e kompetencave ligjore për rastet e cenimit të të dhënave personale të qytetarëve të ndodhura vitet e fundit. Gjithashtu, u theksua kontributi dhe angazhimi serioz i institucionit dhënë në procesin e përafrimit të kuadrit rregullator shqiptar të mbrojtjes së të dhënave personale me acquis të BE, si dhe u shpreh mbështetja maksimale për finalizimin e tij. atsh
Takimi i 14-të i Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”
RELATED ARTICLES