Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEARSIMTakim mbi “Historinë e shqiptarëve” dhe “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”

Takim mbi “Historinë e shqiptarëve” dhe “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”

Në Akademinë e Shkencave u zhvillua një takim i Këshillit Shkencor të Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklopedike. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi ecurinë e dy projekteve madhore të albanologjisë “Historia e shqiptarëve” dhe “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”. Takimi u drejtua nga kryetari akad. Gjinushi, i cili në fjalën e tij të hapjes theksoi edhe njëherë rëndësinë e dy projekteve, si prioritete të studimeve albanologjike në ASHSH. “Në të dy projektet, puna po ecën me ritme të kënaqshme. Ka filluar puna redaksionale për përgatitjen për botim të vëllimit të parë të “Historisë së shqiptarëve”. Synimi i botimit të këtij vëllimi, por edhe i veprës në tërësi, është qasja objektive ndaj zhvillimeve historike, duke u bazuar kryesisht në prurjet më të reja arkivore e studimore”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të bërë publik në rrjetet sociale. Sipas ASHSH, edhe në përgatitjen e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” puna ka hyrë në fazën e saj më intensive. Tashmë po punohet në dy drejtime kryesore, për ndërtimin e makrostrukturës së fjalorit dhe fillimin e hartimit praktik të tij, si një hap i fundit pas ngritjes së makrostrukturës dhe përfundimit të glosarit. Gjatë takimit u diskutua edhe për probleme të hasura gjatë punës dhe zgjidhjen e tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ