Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër po vijon punën e përditshme për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore. Lajmin e bëri të ditur sot në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka publikuar edhe foto nga këto site. Ministrja u shpreh se, “tashmë janë vendosur tabela shpjeguese/orientuese në kishën e Shën Premtes, Balldren (shek.XIV) dhe kishën e Shën Venerandës, Pllanë (Shek.XIV-XVII)”. Margariti tha se, informacioni i përditësuar orientues në këto tabela vjen në dy gjuhë (shqip/anglisht) dhe do t’i vijë në ndihmë vizitorëve vendës dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi historinë e objekteve të kultit. ATSH