Tabela informuese për turistët në sitet kulturore në Shkodër

0
9

Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale, e cila ka publikuar dhe foto nga punimet në këto site. “Teksa turistët shtohen në numër dita-ditës, punonjësit e DRTK Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore, duke vendosur tabela shpjeguese dhe orientuese. Mes tyre dhe në Urën e Mesit”, shkruan Margariti. Informacioni i përditësuar orientues në dy gjuhë ( shqip/anglisht) u vjen në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi monumentet. atsh