Thethi është shndërruar në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.
Parku Kombëtar Theth vijon të jetë i preferuari i turistëve në çdo stinë të vitit. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.
Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.