Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSylvinho, takime me lojtarët kuqezi gjatë fundjavës në Spanjë

Sylvinho, takime me lojtarët kuqezi gjatë fundjavës në Spanjë

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare. Tekniku ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen “Rayo Vallecano” – “Mallorca”, që mbaroi me rezultatin 2-2 dhe ku mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta. Pas ndeshjes, Sylvinho dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë. Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me ekipin katalanas të “Espanyol” dhe kanë diskutuar gjithashtu me të për impenjimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e Euro 2024. Trajneri kuqezi ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments