Kjo supë kremoze dimërore përgatitet shumë shpejt. Përbërësit: ‘Extra ofertë në Interex, extra lirë!’ E SPONSORUARSHIKO VIDEON – 400 g gështenja; – 40 g presh; – 40 g patate; – 40 g selino; – 40 g rrënjë majdanozi; – kripë; – piper; – vaj ulliri; – krem për zierje. Përgatitja: Preshin, selinon dhe majdanozin fërgoni në pak vaj ulliri. Shtoni gështenjat e qëruara, qitni ujë dhe zieni 30 minuta. Nga gjysma e zierjes shtoni pataten e qëruar dhe erëzat. Kur të jetë supa e gatshme, kullojeni dhe shtoni kremin për zierje. Shërbejeni me bukë të thekur dhe gështenja të ziera.
Supë me gështenja
RELATED ARTICLES