Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESunak: Pauza në luftën Izrael-Hamas shumë e rëndësishme

Sunak: Pauza në luftën Izrael-Hamas shumë e rëndësishme

Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se armëpushimi i përkohshëm në konfliktin Izrael-Hamas është shumë i rëndësishëm, ndërsa bëri thirrje për kthimin e sigurt të të gjitha pengjeve. Pauza e shumëpritur katërditore në luftimet midis forcave izraelite dhe Hamasit nisi sot në mëngjes, pasi militantët u zotuan të lirojnë 50 nga rreth 240 pengjet e mbajtura në Gaza në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael. Kryeministri Sunak falënderoi Katarin dhe Egjiptin për “diplomacinë e tyre intensive” në marrëveshjen Izrael-Hamas, e cila gjithashtu pritet të ndihmojë në aksesin e më shumë ndihmave në Gaza. ”Kjo pauzë humanitare është shumë e rëndësishme për t’i dhënë fund kalvarit të tmerrshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për të dërguar ndihma për të shpëtuar jetën e civilëve në Gaza”, shkroi Sunak në X. Sekretari i Jashtëm, David Cameron do të vazhdojë sot vizitën në Lindjen e Mesme për t’u takuar me udhëheqësit palestinezë. Cameron premtoi një ndihmë prej 30 milionë paundësh (37,65 milionë dollarë) për banorët e Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ