Faqja zyrtare e INSTAT, e cila ishte hakeruar nga hakerat iranianë, është rikthyer në funksionalitet të plotë. Grupi i hakerave iraniane “Homeland Justice” sulmoi faqen e INSTAT më 31 janar, ku pas hakerimit, webfaqja nuk ishte më e aksesueshme për qytetarët. INSTAT njoftoi në 31 janar se sistemet e saj informatike ishin objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar, ndaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi. INSTAT ndërpreu menjëherë lidhjet e internetit dhe aktivizoi protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore. Po ashtu, INSTAT siguroi publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim
Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT
RELATED ARTICLES