Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESulmi kibernetik/ FBI dhe CISA raport

Sulmi kibernetik/ FBI dhe CISA raport

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për Sigurinë Kibernetike, duke iu referuar sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri nga hackerat iranianë në muajt korrik dhe shtator. Sipas FBI dhe CISA hackerat iranianë të identifikuar si “Homeland Justice”, kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve publike shqiptare 14 muaj para sulmit kibernetik. Në deklaratën e përbashkët, thuhet se hakerët iranianë kanë pasur akses mbi kriptorin e skedarëve të stilit ransomware dhe malware që fshijnë disqet. “Hackerat iranianë kanë pasur akses të përafërissht një vit në faqet shqiptare, duke aksesuar në mënyrë periodike dhe duke nxjerrë jashtë përmbajtjes postën elektronike. Midis majit dhe qershorit 2022, aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë kryen lëvizje anësore, rrjet zbulimi dhe vjelja e kredencialeve nga rrjetet e qeverisë shqiptare. Në korrik 2022, aktorët lëshuan ransomware në rrjete, duke lënë një mesazh kundër muxhahidëve E-Khalq (MEK) në desktop. Kur mbrojtësit e rrjetit identifikuan dhe filluan t’i përgjigjen aktivitetit të ransomware, aktorët kibernetikë vendosën një version të malware shkatërrues ZeroCleare. Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe antiMEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice mori meritën për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Gjatë muajit korrik shërbimet publike online të AKSHI-t u ndërprenë pas një sulmi kibernetike, më i madhi që Shqipëria kishte përjetuar ndonjëherë. U deshën disa javë për rikthimin e shërbimeve në punë, ndërsa qeveria garantoi se të gjitha të dhënat e qytetarëve ishin ruajtur dhe nuk ishin cenuar. Shërbimet publike online në vend ranë pre e një sulmi kibernetik më 15 korrik, ku përgjegjësinë për këtë e mori grupi “Homeland Justice” pro-iranianë. Hackerat kishin si qëllim të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian të muxhahedinëve në Shqipëri, të cilët do të zhvillonin një konferencë më 23 dhe 24 korrik, por që u anulua për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste. Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.https://lajme.rtsh.al/artikull/sulmi-kibernetik-fbi-dhe-cisa-raport-hackerat-iraniane-kane-pasur-14-muaj-akses-mbi-sherbimet-shqiptare-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments