SHBA dhe BM kanë sulmuar sërish pozicionet e rebelëve militantë islamikë Houthi në Jemen. ”U shënjestruan 36 objektiva në 13 lokacione”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA në një deklaratë të lëshuar në Uashington të shtunën në mbrëmje vonë. Këto përfshinin depo armësh, sisteme dhe lëshues raketash, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje radari. Ky ishte operacioni i tretë i përbashkët amerikano-britanikë në javët e fundit kundër milicisë së mbështetur nga Irani. Houthit kanë shënjestruar vazhdimisht anijet tregtare në Detin e Kuq që nga fillimi i luftës në Gaza midis Izraelit dhe organizatës terroriste islamike Hamas në tetor. Milicia po vepron në solidaritet me Hamasin dhe ka shënjestruar anijet e mallrave me lidhje të dyshuara izraelite në brigjet e Jemenit.