Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESulme ajrore ruse në Kiev dhe Odesa

Sulme ajrore ruse në Kiev dhe Odesa

Rusia nisi sot në orët e para të mengjesit një seri sulmesh ajrore në Ukrainë, njoftuan zyrtarët ukrainas. “Në Kiev, të paktën pesë persona u plagosën ndërsa rrënojat e dronëve ranë mbi ndërtesa banimi”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Sipas administratës ushtarake, në hapësirën ajrore të kryeqytetit u zbuluan dhe u rrëzuan gjithsej 30 mjete ajrore pa pilot. Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu bombardime në qytetin e Odesës të Detit të Zi nga raketat ruse. Rusia pushtoi fqinjin e saj më shumë se 14 muaj më parë. Sulmet e fundit goditën Ukrainën në ditën kur ajo përkujton përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste. Moska po përgatitet për paradën e saj të Ditës së Fitores më 9 maj, megjithatë, Kievi, si vendet e tjera evropiane, e ka caktuar 8 majin si ditë përkujtimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments