Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESuedia mbështetje Shqipërisë në procesin e negociatave

Suedia mbështetje Shqipërisë në procesin e negociatave

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad. Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet Presidencës Suedeze të BE-së si edhe ndikimin dhe efektet e tyre për Shqipërinë. Nga ana e saj, ambasadorja Håstad e informoi Nikollën mbi prioritetet dhe objektivat kryesore të Presidencës Suedeze të BE-së. “Siguria, Konkurrenca, Europa e Gjelbër, Demokracia dhe sundimi i ligjit. Këto prioritete mbajnë parasysh qëndrimet e njohura të Suedisë për çështjet e mësipërme si edhe sfidat aktuale të BE-së, Europës dhe botës për sigurinë dhe paqen”, tha ajo. Ambasadorja Håstad përgëzoi Kryetaren Nikolla për ecurinë e deritanishme të procesit të screening dhe bëri me dije se, Suedia do të ndihmojë Shqipërinë në procesin e negociatave, duke pasur në fokus asistencën teknike dhe mbështetjen specifike për reformën zgjedhore, çështjet e mjedisit dhe natyrës dhe aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik. Ndërsa, Nikolla vuri në dukje se, ka ndjekur me vëmendje ecurinë e deritanishme të Presidencës Suedeze si objektivat e dimensionit parlamentar të saj, të cilat janë shumë ambicioze dhe premtuese. “Shqipëria do të vijojë të jetë në një linjë me qëndrimet e BE-së për çështjet e mprehta të sigurisë dhe paqes, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe përballimin e sfidave të tjera të zbatimit të këtyre prioriteteve”, tha Nikolla. “Shpreh kënaqësinë që integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Presidencës Suedeze. Kuvendi është duke punuar për përmirësimin e legjislacionit mbi rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, rritjen e përgjegjësive dhe rolit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe Komisionit të Integrimit Evropioan në mbështetjen dhe suksesin e procesit të negociatave. Kuvendi po fuqizon kapacitetet institucionale si edhe bashkëpunimin me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së për të përfituar nga praktikat më të mira në procesin e negociatave të anëtarësimit”, u shpreh Nikolla.ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ