Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESuedi, rritet niveli i kërcënimit kombëtar për terrorizmin

Suedi, rritet niveli i kërcënimit kombëtar për terrorizmin

Shefja e Shërbimit Suedez të Sigurisë (SEPO), Charlotte von Essen, njoftoi se është rritur nga 3 në 4 niveli i kërcënimit kombëtar për terrorizmin në vend. Në një konferencë për media, Essen tha se situata e sigurisë së Suedisë është përkeqësuar për shkak të akteve për djegien e Kuranit dhe protestave kundrejt kësaj. Duke theksuar se kanë marrë një vendim për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Essen u shpreh: “E kemi rritur nga 3 në 4, nivelin e kërcënimit me masën prej 5 pikësh. Vendimi bazohet në një vlerësim të përgjithshëm të nivelit të kërcënimit që përkeqësohet gradualisht”. – Britania paralajmëron qytetarët e saj për “sulme terroriste” Pas sulmeve provokative ndaj Kuranit në Suedi, më 12 gusht Britania paralajmëroi për çështjen e “sulmit terrorist” qytetarët e saj që udhëtojnë në Suedi. Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e britanike, u theksua se ka shumë mundësi që terroristët të kryejnë sulm ndaj vendeve që vizitohen kryesisht nga të huajt. – Suedia thirrje qytetarëve të saj jashtë vendit që të “jenë të kujdesshëm” Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Suedisë, Henrik Landerholm, në një deklaratë më 13 gusht u bëri thirrje suedezëve dhe bizneseve suedeze jashtë vendit që të “jenë të kujdesshëm”. “Përfaqësuesit e grupeve terroriste, kanë bërë thirrje për sulme kundër Suedisë. Shtetet dhe aktorët e tjerë, kanë ndihmuar në forcimin e mesazheve të tilla. Suedia teksa ‘ishte një objektiv legjitim, tashmë ajo shihet si një objektiv parësor’”, u shpreh Landerholm. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ