Norma vjetore e inflacionit në Suedi u rrit në 10.8 për qind në shtator, niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 1990, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Rritja e normës së inflacionit është rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, sipas të dhënave të institutit. Çmimet e energjisë elektrike në shtator janë rritur me 54 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 16.1 për qind në bazë vjetore, që është rritja më e madhe që nga gushti i vitit 1981. Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit të Suedisë u rrit me 1.4 për qind në shtator ndërsa në gusht rritja ishte 1.8 për qind.http://ata.gov.al/2022/10/13/suedi-inflacioni-arrin-normen-me-te-larte-qe-nga-viti-1990/
SUEDI – Inflacioni arrin normën më të lartë
RELATED ARTICLES