Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESUEDI: Hetimet mbi sabotimin e ”Nord Stream” do të ndërpriten

SUEDI: Hetimet mbi sabotimin e ”Nord Stream” do të ndërpriten

Sipas mediave të ndryshme, prokuroria suedeze synon të mbyllë së shpejti hetimet për sabotimin e gazsjellësve ”Nord Stream 1” dhe 2 në detin Baltik. ”Prokurori publik përgjegjës Mats Ljungqvist me sa duket dëshiron të heqë dorë nga rasti”, raportuan disa gazeta dhe transmetues gjermanë. Autoritetet suedeze me sa duket nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë ndonjë të dyshuar specifik në juridiksionin e tyre. Ljungqvist njoftoi në gazetën suedeze ”Expressen” se ”synon të marrë një vendim për këtë çështje në ditët në vijim”. Prokuroria njoftoi se ”vendimi me gjasë do të merret të mërkurën”, por megjithatë nuk ka treguar se cili do të jetë. Vendimi i Ljungqvist do të ndikojë vetëm në hetimet suedeze. Procedurat gjermane në këtë rast do të vazhdojnë. Sipas raportimeve të mediave, autoritetet gjermane mund të përfitojnë edhe nga iniciativa suedeze, pasi suedezët mund t’i vënë në dispozicion të gjitha provat. Më 26 shtator 2022, disa shpërthime u regjistruan pranë ishullit danez Bornholm në detin Baltik. Menjëherë pas kësaj, katër rrjedhje u zbuluan në tre nga katër tubacionet ”Nord Stream”. Më pas nisën hetimet në Suedi, Gjermani dhe Danimarkë. Në nëntor 2022 Ljungqvist konfirmoi dyshimin fillestar se ”ishte një rast sabotimi dhe se analiza kishte nxjerrë në pah mbetje eksplozivi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments