Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISubvencionon 107 euro për cdo familje

Subvencionon 107 euro për cdo familje

Nuk është e vërtetë se qeveria shqiptare nuk subvencionon çmimin e energjisë elektrike. Madje masa e mbështetjes buxhetore e bën Shqipërinë vendin e dytë pas Ukraninës në pagimin me paratë e buxhetit të diferencës së çmimit të tregut me atë të paguar për konsumin familjar. Janë më shumë se 2,5 milionë euro që paguhen, ose 107 Euro për cdo famije që funrizohet sot në tensionin e ulët. Shifrat thonë se plot 48 për qind e konsumatorëve janë të mbështetur nga taksat për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, siupas raportit të Sekretaritatit të Energjisë në Vienë. Komentin e bën zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja në emisionin e ri të Radio Tiranës “”Flasim për Ekonominë”: Zëvendësministri bëri edhe një krahasim me rajonin dhe vendet e BE duke përmendur Gjermaninë, e cila ditët e fundit ka planifikuar më shumë se 65 miliardë euro për përballimin e krizës në këtë vend. Gjermania tha z, Bejtja ka çmimin në treg të një kilovatori në vlerën mbi 20 cent të Euros, kurse Shqipëria faturon për konsumatorët e saj me 8 cen të Euros për çdo kilovat të faturuar. Por nuk është vetëm kjo kategori konsumatorësh që përfiton nga paratë publike. Biznesi që furnizohet në tensionin e mesëm incentivohet nga qeveria, Kompanitë sot paguajnë 18, 9 lekë për çdo kilovat energji të harxhuar, ndërsa çmimi i blerjes në tregun ndërkombëtar është jo më pak se 40 lekë për çdo kilovat. Zëvendësministri Bejtja bën thirrje që bizneset e kësaj fashe duhet të marrin masa për të blerë në tregun e lirë të energjisë, duke filluar nga fundi i muajit nëntor, kur bëhet efektive edhe Bursa e Energjisë në Shqipëri. Në emsionin e Radio Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare Ergys Verdho, iu përgjigj shkurt edhe zërave për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. Deklaratat e zyrtarëve publike janë bërë të njohura në emisionim më të ri të Radio Tiranës në kanalin e parë të saj me titull “Flasim për ekonominë”.https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-energjike-bejtja-qeveria-subvencionon-107-euro-per-cdo-familje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments